martedì 2 dicembre 2008

Bomba në Prishtinë “flet” gjermanisht (dal sito web di Radio Kosova e Libertà)

Orazio Vasta: Bomba në Prishtinë “flet” gjermanisht (Lajm i komentuar)
Më 14 nëntor një bombë ka shpërthyer në Zyrën Civile ndërkombëtare të Bashkimit Evropian, në Prishtinë. Ishte një sulm terrorist, por për fat të mirë nuk pati të plagosur. Lidhur me këtë atentat pas disa ditësh, Policia e Kosovës ka arrestuar tre qytetarë gjermanë, të akuzuar për terrorizëm. Ky lajm është publikuar në gazetën “Expres” dhe është konfirmuar edhe në gazetat gjermane: “Der Spiegel” dhe e "Suddeutsche Zeitung".

Ndërkohë u përhapen lajme se lidhur me rastin janë arrestuar tre qytetarë, njëri nga ta pjesëtar i Shërbimit sekret të Gjermanisë. Berlini zyrtar mohoi që elementët e shërbimit sekret të Gjermanisë të jenë përfshirë në një akt terrorist. Mirëpo gazeta “Der Spiegel”zbulon se të tre gjermanët e arrestuar janë pjesëtarë të këtij shërbimi, të cilët janë të angazhuar vetëm për atentate të natyrës së tillë.Është e qartë se kjo ngjarje ka tensionuar marrëdhëniet mes Berlinit dhe Prishtinës zyrtare në një moment shumë delikat, lidhur me negociatat rreth vendosjes së misionit të UNMIK-ut dhe të EULEX-it në Kosovë, mision i cili do ta administrojë Kosovës e cila ndodhet nën protektorat ndërkombëtar qysh prej mbarimit të luftës në vitin 1999. EULEX-i është pranuar nga Beogradi por Prishtina ka kërkuar që ky mision ta respektojë Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë nga Serbia, në aktin e proklamimit të mëvetësisë, më 17 shkurt të këtij viti.
Atentati më 14 nëntor erdhi në një moment kyç në kohën e negociatave. Disa ditë më parë CIA kishte sajuar një raport ku bëhej fjalë për gjoja ekzistencën e grupeve terroriste nga radhët e ish-UÇK-së, të cilët thuhej se janë të lidhur me pjesëtarët e Al-Kaidës.Lidhur me këtë skenim delikat, që lidhet me terrorizmin ndërkombëtar mbështetur në raportin e CIA-s, drejtori i Radios-Kosova e lirë, z. Ahmet Qeriqi ka deklaruar se “ky është një skenim absurd. Një skenim i sajuar nga Beogradi. Ky raport i CIA-s është raport politik dhe nuk duket se është i sajuar nga inteligjenca e kësaj organizate. Kosova nuk ka kurrfarë kontakti me Al-Kaidën, Nuk duhet harruar faktin sse shtetet arabe, as shtetet islame nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. CIA e din fare mirë se ish- luftëtarët e UÇK-së as kanë pasur as kanë lidhje me organizatat terroriste. Ata ishin luftëtarë të lirisë dhe jo terroristë.Përgjigje lidhur me tre agjentët gjermanët ende nuk ka. Ndërkohë do të mësojmë se tre qytetarët gjermanë janë liruar nga arresti dhe janë dorëzuar te organet e Federatës gjermane.
( Ky koment është botuar në gjuhën italiane, në AlbaniaNwes)
**********
dal sito web di Radio Kosova e Libertà- www.radiokosovaelire.com
==============

http://rarika-radice.blogspot.com/2008/12/la-bomba-di-pristina-parla-in.html




Nessun commento: