martedì 26 agosto 2008

Armenia,Osetise e Abkhazise...

Dal sito : www.radiokosovaelire.com
E martë 26 gusht 2008
Lajmet
Medvedev ka deklaruar se Rusia njeh pavarësinë e Osetisë jugore dhe të Abkhazisë
Kryetari i Rusisë, Dimitri Medvedev ka deklaruar se Rusia formalisht njeh pavarësinë e rajoneve gjeorgjiane të Osetisë jugore dhe të Abkhazisë. Kjo deklaratë e kreut të Kremlinit u dha pas rekomandimit të djeshëm të Parlamentit rus që kryetari i Rusisë të njohë ato dy rajone. Ky vendim i kryetarit Medvedev ka ngjallë reagime të shumta në botën perëndimore, e cila kërkon të ruhet sovraniteti dhe integriteti i Gjeorgjisë.

Armenia, për të mos e harruar
Armenia, shteti i parë i krishterë në histori, në fillim të shekullit XX ka përjetuar terrorin e pashembullt të gjenocidit nga Perandoria Osmane, pastaj masakra dhe depërtime në epokën e komunizmit sovjetik. Sot Republika e Armenisë është një shembull i stabilitetit politik dhe i zhvillimit më të shprehur ekonomik nga të gjitha vendet e Kaukazit. Martirizimi i saj ende mohohet si nga Shteti i Turqisë, ashtu edhe nga bota postkomuniste e Rusisë.
(Orazio Vasta)
******
Sopra,la bandiera nazionale dell'Armenia

Nessun commento: