venerdì 9 maggio 2008

"KOSOVA,dritat nga fundi i dimrit"

Një lajm nga kultura: Kosova, dritat nga dimri i fundit
Më 8 maj me rastin e edicionit të VII të fotografisë në Festivalin Ndërkombëtar të Romës, është prezantuar edhe fotografi së Injacio Maria Koçes, “Kosova, dritat nga fundi i dimrit”. (Injacio Maria Koça ka lindur në Spanjë më 1974.
Tani jeton në Askoli Piçeno. Punimet e tij janë publikuar në revistat kombëtare dhe ndërkombëtare….)Kosova është kthyer nën dritat e reflektorit të vëmendjes ndërkombëtare sidomos me rastin e deklarimit të pavarësisë nga Serbia, më 17 shkurt të vitit 2008, si një akt i njëanshëm i ndërmarrë nga lidershipi shqiptar i Prishtinës dhe i kundërshtuar fuqishëm nga Beogradi. Injacio Koça me fotot e tij dëshmon për përditshmërinë në këtë vend.Lufta për ta kontrolluar territorin e Kosovës nga serbët ortodoksë, të cilët Kosovën e konsiderojnë si djepin e qytetërimit të tyre dhe shqiptarët e besimit islam që përbëjnë 90 për qind të këtij territori është çështje shekujsh dhe si e tillë një çështje komplekse dhe shumë e vështirë për t’ u rikonstruktuar. Nuk bëhet fjalë vetëm për konfliktin etno-fetar, as për një luftë për pushtimin e një vendi. Kosova ka një shpirtë të vetin, drama të pafundme të njerëzve, por edhe shpresë për të ardhmen. Shpresa të njerëzve që flasin shqip, serbisht, turqisht, etj. dhe secili lut Zotin e Allahun dhe që në fund të fundit nuk ka dallim të madh në jetën e tyre, por mban shpresa se nuk do t’i mohohet tjetrit jeta në paqe, por pa nënshtrim….
(Publikuar në A RARIKA, nga Orazio Vasta, bashkëpunëtor nga Sicilia i Radio Kosova e lirë)

Nessun commento: