giovedì 21 agosto 2008

Abhazia dhe Osetia e jugut kanë kërkuar njohje nga Moska

Kryetari i rajonit të Gjeorgjisë separatiste, Eduard Kokoiti gjatë pjesëmarrjes në mbledhjen e jashtëzakonshme të Parlamentit të Ostetisë Jugore, ka deklaruar se Osetia dhe Abhazia, gjatë ditëve të fundit kanë kërkuar njohje nga Moska. Parlamenti i Republikës secesioniste të Gjeorgjisë, në Abhazi, ka aprovuar një mocion, në të cilin kërkohet nga Moska një njohje formale e pavarësisë. Ndërkohë pritet edhe thirrja për vetëvendosje drejtuar kryetarit të provincës gjeorgjiane, Sergej Bagapsh. Një thirrje e tillë për çlirim i drejtohet edhe parlamenteve të popujve të mbarë botës. Këshilli i Federatës në Dhomën e lartë të Parlamentit të Rusisë ka sqaruar se do ta pranojë pavarësinë e Osetisë së Jugut dhe Abhazisë, nëse për këtë përcaktohet populli dhe nëse vendos kryetari i Rusisë, Dimitri Medvedev. Kështu ka deklaruar kryetari i Dumës ruse, Sergej Mironov, bën të ditur agjencia, Interfaks. Mironov ka folur në Vladikuakaz, në kryeqytetin e Osetisë veriore, ku ka shoqëruar një konvoj me ndihma humanitare të drejtuara për popullatën e Osetisë së Jugut.
(Rainews24)
( Përgatiti për Radion Kosova e lirë, korrespondenti i Radios-Kosova e lirë nga Sicilia, Orazio Vasta).
***********
Fonte: www.radiokosovaelire.com -21 agosto 2008

Nessun commento: