venerdì 22 agosto 2008

Abhazise e Osetise

Dal sito web www.radiokosovaelire.com
Lajmet
Manifestime në përkrahje të pavarësisë së Abhazisë

Rreth 55 mijë veta janë tubuar në njërin prej shesheve kryesore të kryeqytetit të Abhazisë, Sukumi. Manifestimi i bë në mbështetje të ratifikimit të kërkesës nga Parlamenti i këtij rajoni separatist, i cili ka pranuar kërkesën e kryetarit Sergej Bagapsh, drejtuar Moskës për ta njohur pavarësinë e Abhazisë si shtet të pavarur dhe Sovran. Parlamenti ka aprovuar edhe kërkesën për pavarësi drejtuar “Parlamenteve të popujve të mbarë botës”. Asambleja popullore dje i ka drejtuar një kërkesë Dumës ruse për ta shqyrtuar këtë kërkesë dhe për ta aprovuar vullnetin e popullit për pavarësinë kombëtare të Abhazisë.

Manifestime popullore edhe në kryeqytetin e Osetisë, Tskhinvali
Në apelin e manifestuesve osetianë drejtuar dy Dhomave të Parlamentit të Ruusisë, të cilat kanë një program të ribashkimit special dhe kur të hënën e ardhshme do të dikutohet deklarata e pavarësisë së Abhazisë thuhet: “Kërkojmë nga Rusia për ta njohur pavarësinë kombëtare të Osetisë Jugore”.(Për Radion Kosova e lirë, Orazio Vasta)

Nessun commento: