=========================
Kronikë e zhvillimeve të fundit në Oseti
Përleshje në Skinvali në jug të Ostetisë
Përleshje në Skinvali në jug të Ostetisë
Bilansi i fundit i përleshjeve në qytetin Skinvali, kryeqyteti i separatistëve të jugut të Gjerogjisë, është 20 të vrarë dhe rreth 150 të plagosur. Në qytet tashmë është kthyer qetësia pas një nate të tmerrshme me zjarrin e artilerisë, thotë Irina Gaglojeva, zëdhënëse e qeverisë së kryengritësve. Forcat gjeorgjiane sipas kësaj zëdhënëseje vazhdimisht kanë atakuar me zjarrë Skinvalin gjatë tërë natës...
Katastrofa humanitare
Popullata është zhvendosur nën qiell të hapur, ka deklaruar zëdhënësja, duke folur për situatën e përgjithshme që po mbretëron në rajonin e përfshirë në luftime. Atje mungojnë artikujt elementarë dhe shumë të nevojshëm për popullatën e zhvendosur, mungon energjia elektrike...Ndërkohë zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Gjeorgjisë, Shota Utiashvili, ka deklaruar për BBC, se trupat ushtarake të këtij vendi janë kthyer në pozicionet paraprake në kufirin mes Gjeorgjisë dhe Osetisë. Po ashtu bëhet e ditur se Rusia ka dërguar rreth 6000 ushtarë në këtë rajon.
Bombardimet në mëngjes
Në mëngjes, aeroplanët bombardues të Rusisë kanë goditur aeroportin ushtarak, jo larg aeroportit ndërkombëtar të kryeqytetit Tbisili, të Gjerogjisë. Rreth 30.000 mijë të zhvendosur janë larguar nga Osetia e jugut dhe janë vendosur në territorin e afërm me Rusinë. Në vend është ndërprerë rrjeti i telekomunikimit, enegjia elektrike, ndërkohë që mungojnë edhe artikujt e shumtë e më se të nevojshëm sidomos për të zhvendosurit. Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk mund të dërgojë ndihma humanitare derisa nuk ndërpriten luftimet. Gjatë luftimeve bëhet e ditur se janë vrarë dy gazetarë, të cilët raportonin për mediet e Moskës. Gazetarët e vrarë nga forcat gjeorgjiane janë: Aleksandër Klimkiuk dhe Grigor Ciklaze.
Versioni zyrtar i Tbilisit
Duke folur për eskalimin e konfliktit mes Gjeorgjisë dhe Rusisë, lidhur me rajonin separatist të Gjeorgjisë kryetari i këtij vendi ish-sovjetik, Mihail Sakashvili në një intervistë për CNN, ka deklaruar se Rusia ka intervenuar në Gjeorgji, pikërisht sikur kishte intervenuar brutalisht në Budapesht në vitin 1955 dhe në Pragë në vitin 1968. Ai ka shtuar se sulmet ruse kanë qenë brutale dhe shkarrimtare, ndërkohë që kanë goditur vetëm objektet civile.
(RAINEWS24,interpretuar nga Orazio Vasta)
^^^^^^^^^^^^^^
Nessun commento:
Posta un commento