

Kryetari i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama ka siguruar gjithnjë shqiptarët e Amerikës , rreth 100 mijë, shumica prej tyre të koncentruar në Nju Jork dhe në disa shtete të tjera, se do ta mbështesë pavarësinë e Kosovës dhe zhvillimin e saj ekonomik e shoqëror. Amerika do ta ndihmojë zhvillimin e një shoqërie dinamike dhe demokratike në Kosovë, e cila siguron të drejta të barabarta të të gjithë njerëzve që jetojnë atje, ka deklaruar z. Obama për gazetën e përditshme shqiptare të Amerikës, “Illyria”.
Ndërkohë “Ballkan Insajt” shkruan se Barak Obama edhe gjatë fushatës elektorale ka mbështetur integrimin e Kosovës në BE dhe në NATO, si kontribut për zhvillimin e infrastrukturës së këtij vendi.
( Orazio Vasta, korrespondent në Sicili ).
****
Dal sito www.radiokosovaelire.com
Nessun commento:
Posta un commento