martedì 12 agosto 2008

Konfliktin ruso-gjeorgjian -Radio Kosova e Lire

Pasqyrë e zhvillimeve të fundit në konfliktin ruso-gjeorgjian
2008-08-11 20:59



00.41 – Ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kushner i ka paraqitur kryetarit të Gjeorgjisë një plan të paqes, i përgatitur nga OKB-ja dhe i pranuar në një masë nga kryetari i Gjeorgjisë, Sakashvili.


03.15 – Kryetari amerikan, Xhorxh Bush konfliktin e Rusisë me Gjerogjinë e konsideron të “papërputhshëm”, ndërkohë që dënon dhunën e ushtruar nga Moska.


03.34 – Sulme të Rusisë në periferi të Tbilisit.


07.26 – Rusia paralajmëron nisjen e 9.000 ushtarëve në Abhazi.


09.00 – Rusia bombardon radarin në aeroportin ndërkombëtar të Tbilisit , qytetin Gosi, në mes të Gjeorgjisë.


09.06 – Forcat ruse në Abhazi i japin ultimatum forcave gjeorgjiane të kthehen në Tbilisi.


09.16 – Sakashvili thotë se është e vërtetë se Gjeorgjia dhe Rusia duhet të gjejnë mënyrën për të rregulluar konfliktin në mes të dy shteteve.


09.27 – Kushneri prononcohet: Sarkozi nesër duhet të shkojë në Moskë për të arritur një pajtim për ndërprerjen e zjarrit.


09.46 – Kushneri parashtron solucionin e OKB-së lidhur me konfliktin. Uashingtoni në një mënyrë është anashkaluar.


09.48 – Fratini deklaron se nëse vendos Bashkimi Evropian, Italia do të mund të dërgonte trupat e veta në Oseti.


09.52 –Ministri i Jashtëm i Britanisë, Dejvid Miliband dënon sulmet ruse kundër Gjeorgjisë. 09.54 – Kryetari i Rusisë Medvende dhe kryeministri Putin mbajnë një mbledhje në qendrën e Komandës ruse. me qëllim për të shqyrtuar situatën në Gjeorgji.


10.00 – Deputetët e Dumës ruse ndërpresin pushimet vjetore dhe kthehen me shpejtësi në Moskë. ...


10.20 – Nesër Këshilli i NATO-s shqyrton situatën lidhur me konfliktin në Oseti. Në mbledhje do të marrë pjesë edhe një delegacion i Gjeorgjisë.


10.50 – 2.000 të huaj janë larguar nga Osetia.


11.12 – Bashkimi Evropian ndan 1 milion euro ndihma. ...


11:45 – Moska bën të ditur: 18 ushtarë të vrarë dhe katër aeroplanë të goditur.


14:07 –Medvedev pranon misionin e OSBE-së në Oseti. 14:21 – Medvedev, Rusia nuk do të jetë spektator pasiv.


14:24 –Kushner” Ndërmjetësim i rëndë por jam optimist. ...


16:16 – Rusia prononcohet: Po përparojnë në territorin e Gjeorgjisë.


17:51 – Trupat ruse okupojnë qytetin Gori të Gjeorgjisë.


18:30 - Frattini: Optimizëm pas konsultimeve të G7.


18:47 – Trupat ruse në Zugdidi, deklaron një gazetar norvegjez.


19:22 –Sakashvili pranon se Rusia ka marrë nën kontroll një pjesë të madhe të Gjeorgjisë.


20:09 – Këshilli i Sigurimit mblidhet sërish me kërkesë të Gjeorgjisë.


20:12 – Ambasada gjeorgjiane në Moskë: Tanket ruse 15 km nga Tbilisi.


Fonte: http://www.ansa.it.


( Përzgjodhi për Radion Kosova e lirë, Orazio Vasta )


***********
dal sito web www.radiokosovaelire.com

Nessun commento: