![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEikX1x7sOlkssxaqmj28svZG10eLovPXlv81_J4-4njl6VRcv9g1PWNNtMC_0m9eConmNl1dq1E68rGyDHMfNhoZTFSfX7ZmiaQgyPta312kswD5ZAOY1Eb67bw0fdli110nROmqs7fxkSd/s400/RKL-dalla+clandestinit%C3%A0.jl+direttore.jpg)
![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEjjEnCAd5XCPCnKfJh9WeLEIRSUtSlcF5B7MhMTNhq1qBeMr8MNVz9RpKKQrp7VCp-QdwZXR4aBG8fiWm0a-30oQ1RYBYB88bLO_cEQK8TRDLMAaNAkD9bf9dGF0ocvbGsuyNvpomU0Ltdp/s400/RKL-dalla+clandestinit%C3%A0.jpg)
![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEiXEuODOr6XygXP2FJvAJ1_NLnMnXw6EWgAdkgS5sKqJSgI5fVquTa5tYk4lyNpmp712JSIUDuXkn06ntK1kie_4tsOga5jJputdZ4vuAec1osRpNx2B-9DVyZOEzsuRj1_NBM87VIj3P90/s400/UCK2.jpg)
![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEjk1pugZ_uxG-AabG-cyHTiTEbgnKoHGHNHqbjciqY0YTTApkyWNWN6I7bHN8OEvd-jCEqx4hrhjG5hKW-5TME5NdoQcfebVYlidZLtldhE34nF9Pg6zQSAmgfd05UwJl81CA6fjNtMvvHk/s400/UCK3.jpg)
Më 12 shkurt 2008, Kosova ka shpallur pavarësinë nga Serbia dhe këtë pavarësi deri tani e kanë njohur 47 vende, shumica nga shtetet e mëdha demokratike dhe relevante të skenës botërore. Aktualisht, për shkak të vetos ruse në KS të OKB-së, Kosova nuk mund të bëhet anëtare e kësaj organizate.Sa vlerë do të kishte e drejta për vetëvendosje e cila do të përfundonte me një sovranitet të kufizuar?A kanë të drejtë unionistët shqiptarë, të cilët thirren në bashkimin kombëtar, për të krijuar një shtet të përbashkët?Etnocentrizmi a i sjellë dëm vizionit të Kosovë si shtet qytetar?Disa mbështesin qëndrimin se Kosova është shtet i qytetarëve të Kosovës, disa të tjerë se Kosova është shteti i dytë i shqiptarëve në Ballkan.Të parët shquajnë lindjen e një kombi të ri kosovar, i themeluar mbi vlerat e përgjithshme perëndimore, një komb me një të ardhme që ka në qendër qytetarin. (demokracinë, të drejtat njerëzore, të drejtat e pakicave, etj). Të dytët këmbëngulin që kombi kosovar do të ishte një deklarim denigrues dhe një mjet shkombëtarizues.Egocentristët e mbështesin të drejtën e tyre në bashkimin kombëtar, sipas përkatësisë së gjakut, të territorit, gjuhës dhe së kaluarës historike.Përveç kësaj simbolet e shteti të ri konsiderojnë pavarësinë si një lloj “intermeco” derisa të realizohet bashkimi kombëtar si e drejtë etnike, historike dhe politike e shumicës shqiptare të Kosovës. Në cilën rrugë po ecën Kosova, cila do të jetë e ardhmja e njërit ndër shtetet e vonuara të botës?
( Këtë koment e zgjodhi dhe e afishoi në A RARIKA, Orazio Vasta, korrespondent i Radios-Kosova e lirë, në Sicili).
**************
dal sito web di www.radiokosovaelire.com
***********
http://rarika-radice.blogspot.com/2008/09/alcuni-sostengono-che-il-kosovo-lo.html
Nessun commento:
Posta un commento