venerdì 7 novembre 2008

ANILDA IBRAHIMI....(da Radio Kosova e Lire)

Anilda Ibrahimi: Është gabim që shqiptarët e shikojnë Italinë me aq admirim
Anilda Ibrahimi autore e romanit “ I kuq si një nuse” shkruar në gjuhën italiane, rrëfen dhe kritikon me ashpërsi Italinë, thotë Sergjo Banjoli, në një shkrim të botuar në Albanianews.
Anilda Ibrahimi është nga Vlora, ku edhe u lind në vitin 1972.
Pas bankrotimit ekonomik të vendit të saj, me rastin e rënies së regjimit komunist të Enver Hoxhës, i cili e kishte transformuar këtë vend të vogël matanë Adriatikut në një ishull të izolimit, ajo ka rrëfyer varfërinë e saj dhe ashtu si shumë të rinj shqiptarë, mori rrugët e Italisë.
E pajisur me një talent të natyrshëm të shkrimit, poeteshë dhe gazetare, Anilda ia doli në krye për të mbijetuar si edhe shumë të reja ...Pasi kishte bashkëpunuar me një revistë zvicerane zë vend në Itali, në Romë, në rrugën Andrea Doria. Pas një kohe, për një revistë letrare kishte dhënë një intervistë në të cilën kishte rivlerësuar regjimin e Enver Hoxhës dhe kishte kritikuar egërsisht Italinë e sotme duke e cilësuar si të keqe dhe raciste, por duke u konfrontuar me një masë me idetë perëndimore, që asokohe kishin qenë në modë në jetën e vendit të saj duke definuar Shqipërinë një etni të zhvilluar për të arritur në një paradoks dhe duke përfunduar se “Klima që kishte mbretëruar në Shqipëri gjatë kohës së diktaturës komuniste nuk dallonte shumë nga klima që po përhapet tani në Italinë e Berluskonit”.
Edhe pse e ashpër me vendin tonë dhe në përgjithësi me komunitetin perëndimor, Anilda mes tjerash është edhe anëtare e Këshillit Kombëtar Italian për Refugjatët. Shkrimtarja toske pohon se Evropa Perëndimore ka nënvlerësuar të kaluarën dhe vazhdon ta nënvlerësojë egërsinë e popujve të Ballkanit dhe ky qëndrim dëmton në mënyrë të konsiderueshme imazhin e popullit të saj, i cili kufizohet me shqiptarët në Maqedoni dhe në Kosovë.
E famshme për Italinë dhe për romancën “ E kuqe si një nuse”... në këtë intervistë të njohur në revistën letrare Anilda sikur lejon të afirmohet deri diku edhe izolimi i Shqipërisë së Enver Hoxhës, i cili, sipas saj i kishte dhënë popullit shqiptar disa vlera etike, që gjetiu nuk i kishte pasur shoqëria kapitaliste.
Komunizmi i Enver Hoxhës nuk ishte i egër dhe i përgjakshëm sikur komunizmi rumun i Qausheskut thotë Anilda.Për këtë shkrimtare, gjatë diktaturës, kushtet e klasës së mesme shqiptare kanë qenë më të mira sesa kushte e klasës së mesme aktuale të Italisë.
“Të gjithë kanë qenë pronarë të shtëpisë ku banonin dhe gjendja e tyre sociale afrohej me nivelin e shteteve të Veriut, ka thënë zonja Ibrahimi, e cila ka nënvizuar se kushte e femrave shqiptare nuk kanë qenë të tilla sikur bëhen përpjekje për t i paraqitur.
Sundimi i Kanunit ishte kufizuar vetëm në disa zona të Shkodrës në veri të gegërisë. Intervista e kësaj shkrimtareje ka ngjallur polemike të ashpra si në Itali ashtu edhe në Shqipëri.
( Ky shkrim është prezantuar në portalin "A RARIKA, nga korrespondenti i Radios-Kosova e lirë, në Sicili, Orazio Vasta)

Nessun commento: