martedì 12 febbraio 2008

KOSOVA E LIBERTA'!

Vazhdon mbështetja për shpalljen e pavarësisë së Kosovës nga intelektualët dhe gazetarët sicilianë
Ne një njoftim, të publikuar nga gazetari sicilian, Orazio Vasta bëhet e ditur për mbështjen e pavarësisë së Kosovës edhe nga gazetarë të "laquestionesiciliana",(Çështja siciliane) ku thuhet: I bashkohemi zërave të gazetarit Vasta në parashikimin se janë në pyetje disa ditë të javës deri te afirmimi i së drejtës së popullit shqiptar për pavarësi, marrë nga informatat e respektueshme në veb sajtin e RKL dhe sajtin e Orazio Vasta. I dëshirojmë një prosperitet dhe të ardhme paqesore shtetit të Kosovës. Rroftë vetëvendosja e popujve!Dje në faqet e "A Rarika" është botuar një foto e kryeministrit Thaçi dhe lajmi i agjencisë "Ansa" lidhur me ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.Është për çdo lavdatë përkrahja parimore dhe vëllazërore e këtyre gazetarëve në mbështetje të të drejtave legjitime të popullit tonë për liri dhe pavarësi.
***dal sito web di RKL-10 febbraio 2008

www.radiokosovaelire.com

Nessun commento: