info@radiokosovaelire.com
A:
oraziovasta@libero.it
Oggetto:
Komunikata
Ricevuto il:
15/09/08 10:20
Caro Vasta
Ho pubblicato a RKL Komunikatë zyrtare e z. Pero Maxho.
"Po përparojmë duke kërkuar!"
Asociacioni "Kërkojmë DenisënRruga Domeniko la Bruna, 691026 Mazara del Vallo (TP)
Komunikatë për shtyp
Pas deklaratës së policisë greke, në të cilën thuhet se vogëlushja e gjetur në ishullin Kios , nuk ishte Denisa Piptone, Pera Maxho, u ka drejtuar një komunikatë zyrtare organeve të informimit, në të cilën thuhet:"Ju falënderojmë të gjithë juve që keni marrë pjesë në kërkim të Denisës. Ju falënderoj të gjithëve për pjesëmarrje në kërkim të Denisës, por ju kërkoj që të mos zhgënjeheni lidhur me përfundimin negativ të këtij rasti. Iu ftoj për vëmendje e durim, meqë edhe unë vetë kam kërkuar edhe pse nuk kam shpresuar aq shumë, sepse lajmet nuk na vinë kurdoherë të vërteta.Disa nga këta kanë rikërkuar në të kaluarën edhe sprovën e ADN-së. Kjo që përkundrazi do të doja ta nënvizoja, dhe që lidhet me ngjarjet e fundit, është se unë do të dëshiroja që bija ime të kërkohet në çdo pjesë të botës. Intersimi i madh mediatik që buroi nga ky lajm tramseton kudo një notë pozitive, sepse shumë njerëz, sidomos në botën e jashtme, janë aktivizuar për bijen time, meqë besojnë se ajo një ditë do të kthehet në shtëpi.Në rastin e Denisës, nuk ekziston një linjë e caktuar gjeografike për ta kërkuar, por është e mundur që ajo të gjendet në çdo pjesë të planetit. Shpresa ime është në faktin se tërë presioni që është zhvilluar në nivelin ndërkombëtar, kushtëzon një kërkim edhe më larg reflektorëve të shtypit.Është e domosdoshme të kuptohet që fëmijët e humbur duhet të kërkohen edhe gjatë këtyre ditëve, që jemi pa të dhëna dhe kur nuk ekziston një shkas tjetër që zgjon interesimin e medieve.
Zyra Publike e Informimit, Asociacioni "Kërkojmë Denisën"
tel. 02.30.35.69.42 - fax 02.30.35.69.43 - cell. 338 98.00.485
( Ky lajm është publikuar nga Orazio Vasta, ditën e shtunë, më 13 shtator 2008)
Nessun commento:
Posta un commento