venerdì 26 settembre 2008

Rifillon punen Antena Trinakria....

Një lajm nga Katania: Rifillon punën Antena Trinakria në Sicili
Këtu jemi! Jemi në rrugë për të arritur një marrëveshje me katër radio që transmetojnë program në Katania, Sirakuzë, Enna dhe në Mesina. Programi parashihet të fillojë nga ora 6 deri në orën 24, ku katër radiot parashihet që në të njëjtën kohë të transmetojnë program sipas Këshillit redaktues të Radios-Trinakria , Radio sulmi.


ANTENA TRINAKRIA është themeluar në Katania në vitet ’70 nga poeti i njohur sicilian, Turi Lima. Ajo ishte artikuluese e lindjes së një lëvizjeje popullore që tërhiqej nga tematika e “sicilianizimit” me qëllim për të rikthyer identitetin e kombit Sicilian. Në mes të viteve ’80 për shkak të problemeve ekonomike, Turi Lima qe i shtrënguar ta mbyllte.
Orazio Vasta, drejtor i këshillit redaktues i “Antena Triankria”
***********


Nessun commento: